Transmetuar më 14-07-2020, 17:57

Vështirë ta kuptosh se çfarë ka dashur të bëjë ky person jashtë makinës, që për pak shkaktoi një tragjedi të vërtetë.

Ngjarja ka ndodhur në datën 11 korrik, pranë liqenit Davlekanovo të Rusisë.

Një makinë ndodhej sipër në kodër, dhe shoferi diçka përpiqet të bëjë me trupin gjysmë jashtë dhe gjysmë brenda automjetit.

Por në një moment situata del jashtë kontrollit.

Shoferi i makinës nuk i kontrolloi si duhet frenat e dorës kur doli nga mjeti i tij ndërsa e manovronte në majën e një kodre.

Drejtuesi i makinës përfundoi në tokë, ndërsa mjeti filloi të rrokulliset me shpejtësi të lartë poshtë kodrës pa shofer para se të godiste disa makina të tjera të parkuara.

Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga makina e “arratisur”. /k.k/noa.al/