Transmetuar më 15-07-2020, 23:07

Siçilia është përfshirë sot nga një stuhi e fortë e cila ka krijuar një situatë dramatike edhe në Palermo të Italisë.

Sot ishte dita e festës së Santa Rosalia (zonja e qytetit), por një përmbytje e madhe si pasojë e reshjeve të shiut të cilat zgjatën për më shumë se 3 orë, krijoi kaos.

Mediat italiane raportojnë se dy persona që mbetën të bllokuar në makinën e tyre humbën jetën.

Makina u mor nga rrjedha e ujit dhe ata nuk mund të dilnin, zhytësit erdhën me vonesë. Ndërkaq, dy fëmija ndodhen në spital me hipotermi.

Në videot e publikuara shihet njerëzit që braktisin makinat e tyre dhe notojnë për të shpëtuar jetën e tyre.

Më poshtë pamjet: