Transmetuar më 16-07-2020, 13:25

Sipas ANSA, që i referohet ministrit të Shëndetësisë së vendit Apenin, Italia i ka vendosur këto tre vende në grupin e vendeve të rrezikshme.

"Kam nënshkruar rregulloren e re me të cilën Serbia, mali i Zi dhe Kosova shtohen në listën e vendeve të rrezikshme” u shpreh ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza.

"Ata që kanë qenë atje në 14 ditët e fundit, në ato territore” tha Speranza, "kanë ndalesë hyrje dhe transiti nëpër Itali”, shtoi ai.

Italia një nga vendet më të prekura, e ka kaluar fazën kritike. Ministri italian, ka shtuar se epidemia është në fazën më të rëndë në të gjithë botën, "prandaj duhet kujdes maksimal në mënyrë që të mbrojmë përparimin që kemi arritur” .

Urdhëri i nënshkruar sot nga ministri italian i shëndetësisë parashikon bllokadë të fluturimeve, të trenave dhe mjeteve tjera rrugore, me tri vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nuk bën pjesë Shqipëria.

Italia ka vendosur masa ndaluese për udhëtimet me  shumë vendeve si: Jermenia, Bahreini, Bangladeshi, Brazili, Bosnja e Hercegovina, Kili, Kuvajti etj.

/NOA.al