Transmetuar më 16-07-2020, 14:09

Një vajzë 12 vjeçe  detyrohet të martohet me dy burra, të moshës 51 dhe 35 vjeç, për një muaj, para se të shpëtohej në Kenia.

Vajza e vogël u martua në qarkun Narok, rreth 100 km në perëndim të Nairobit, Kenia.

Ajo u martua me burrin e dytë 35-vjeçar vetëm dy javë më vonë për t’i shpëtuar të parit.

Babai e martoi vajzën për të marrë një dhuratë prej katër lopësh, sepse ishte i uritur.

Një punonjës bamirësie në zonë tha se ka të ngjarë që bllokimi i koronavirusit dhe varfëria të ishin forcat që deturojnë njerëzit të bëjnë marrëzira të tilla.

Babai i saj, i cili i përket fisit Maasai nga Qarku Narok, po kërkohet nga policia.

Vajza tha që babai i kishte martuar me forcë edhe dy motrat më të mëdha dhe donte të njëjtën gjë për të pasi burri i saj 51-vjeçar i ofroi atij katër lopë për ta pasur si grua të dytë", raporton NOA.al.

Ai i tha se kjo ishte koha e përsosur për martesë, teksa shkollat ​​u mbyllën për shkak të bllokimit të koronavirusit, pretendoi vajza e vogël.

Pasi refuzoi ofertën dhe i tha babait të saj se dëshironte të vazhdonte studimet, ajo u rrah nga kushërinjtë e saj meshkuj, që e akuzuan atë për shpërfillje të familjes.

Më pas vajza vendosi të martohej me dëshirën e saj me një burrë 35-vjeçar, i cili edhe ai ishte i martuar për të shpëtuar nga burri i vjetër.

Një grup i të drejtave të fëmijëve mësoi për historinë e saj dhe e shpëtoi nga makthi.

Ambasadori i Paqes në Narok, Joshua Kaputa, i cili e shpëtoi vajzën, tani është edhe kujdestari i saj.

Ka shumë familje që veprojnë njësoj në atë zonë, duke martuar vajzat për të marrë dhurata të ngjashme.

Vajzat e reja shihen si mallra që mund të tregtohen në vende të Afrikës.

/NOA.al