Transmetuar më 17-07-2020, 10:09

Polici Ilir Gjokaj ndahet papritur nga jeta, ndërsa raportohet se ai ka qenë i prekur edhe nga Covid-19.

Mediat kosovare raportojnë se edhe pse në moshë të re, vdekja e tij erdhi si rezultat i koronavirusit.

Polici Ilir Gjokaj i cili u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme, është rreth 40 vjeç. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij në rrjetet sociale ndërkohë që po raportohet se ai ka qenë i prekur me Covid-19.

Gjokaj ishte me prejardhje nga Gjakova më saktë nga fshati Skivjan.

“U prefsh ne paqe Axhoshi jam Ilir Gjoka Inshallah Zoti t shperblen me Xhehnet” ka shkruar në facebook një i afërm i tij.

Ilir Gjokaj ka shërbyer së fundmi në Stacionin Policor të Gjakovës.

Gjithashtu thuhet se Gjokaj ka pasur edhe probleme të tjera shëndetësore.

Edhe motra e Ilir Gjokës, zyrtarit policor të të Gjakovës që vdiq nga Covid-19 në moshën 40 vjeçare, ka shkruar fjalë prekëse për vdekjen e tij. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Iliri ishte shtylla dhe krenaria e shtëpisë, ndërsa nuk di si do të jetojë pa të.

“I dashur vëllau im, na ike në moshë të re. Na thave shpirtin bre Ilir Gjoka, ne u rritëm bashkë, perveç që ishim vëlla e motër, ishim shokë dhe ekip i fortë bashkë, nuk di si do jetoj pa prezencën tënde, pa shakatë tuaja, pa këshillat e tua dhe pa forcën dhe mbështetjen e madhe që ma dhe gjithmonë";

"Mungesën tënde nuk e zëvendeson askush o ylli jonë i bukur. Qe shtylla e shpisë, krenaria jonë, i shërbeve atdheut dhe popullit pa e kursyer veten në asnjë moment… qysh bre na tradhtove kështu kujtimet me ty do të mbesin gjithmonë sirtar i çmuar i zemres time" , ka shkruar ajo, në mesazhin e bërë publik në Facebook, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të vëllait.

/NOA.al