Transmetuar më 17-07-2020, 17:22

Një 6-vjeçar në SHBA është kthyer në hero, pasi shpëtoi motrën e tij nga një sulm i tmerrshëm i qenit.

Bridger Walker u plagos rëndë dhe mori nëntë qepje në trup.

Një ndër sportistët më me famë në SHBA, Chad Evans, i dërgoi një videomesazh Bridger Ëalker.

“Lexova historinë tuaj, pashë atë që bëtë dhe jam i sigurt që keni dëgjuar shumë nga këto gjatë dy ditëve të fundit, por më lejoni të jem një tjetër që t’ju them, mik, ju jeni një hero, ajo që bëtë ishte kaq e guximshme, aq vetëmohuese, motra juaj është aq me fat që ju ka si vëlla të madh.

Prindërit tuaj duhet të jenë kaq krenarë për ju “, tha Evans në një videomesazh.

Kur babai i Walker e pyeti pse u hodh për të shpëtuar motrën, ai tha: “Nëse dikush duhej të vdiste, unë mendova se duhet të isha unë”. /k.k/noa.al/