Transmetuar më 18-07-2020, 02:30

Familjarët e personave me COVID-19 vazhdojnë t’i vizitojnë të afërmit e tyre në spital, për t’iu dërguar ilaçe dhe ushqime.

As vendosja e policisë në klinikat e Prishtinës nuk ka mundur t’i ndalë këto vizita.

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë ka bërë thirrje që një praktikë e tillë të ndalet, sepse kështu virusi do të përhapet edhe më shumë.