Transmetuar më 19-07-2020, 13:22

Një 27-vjeçare humbi jetën brenda pak çastes në shtëpi, pasi piu alkool me stomakun bosh dhe kjo i shkakton një reagim të rrallë, në trupin e saj, aq sa i mori jetën.

Alice Burton Bradford nga Brighton dyshohet se, pasi konsumoi alkool, u prek nga ketoacidoza alkoolike.

Komplikimi metabolik sipas mjekëve mund të shkaktohet nga pirja e alkoolit me stomakun bosh", raporton NOA.al.

Miqtë thonë që Burton Bradford nuk ishte një përdoruese e rregullt e alkoolit dhe madje ishte një fanatike e fitnesit.

Ketoacidoza alkoolike është një ndërlikim metabolik i cili, mund të shkaktohet nga pirja pa ngrënë asgjë më parë.

Ajo vdiq në kopshtin e shtëpisë së saj, pa arritur të shkojë dot as në spital.

Partneri i saj, Aaron Mulvay, 30 vjeç, i cili e njohu atë tetë vjet më parë, po bën thirrje për më shumë informacion në lidhje me këtë lloj sëmundje, për të parandaluar tragjedi të ngjashme.

"Ishte absolutisht një tronditje e madhe. Askush nuk e priste atë."

"As që kisha dëgjuar për ketoacidozë alkoolike deri sa vdiq", tha ai.

"Ne nuk jemi të sigurt se sa kishte pirë ajo në fundjavë, por pirja nuk ishte shumë alkoolike".

"Ajo nuk kishte ngrënë sa duhet dhe kjo i ka shkaktuar një acid në stomakun e saj".

"Ishte kaq e papritur – sa ajo nuk shkoi dot as në spital, por kishte dalë në kopshtin e saj dhe vdiq aty", tregoi partneri i vajzës./NOA.al