Transmetuar më 19-07-2020, 15:21

Në këtë kohë pandemie, shumë këngëtarë dhe artistë shqiptarë po zhvillojë koncerte dhe aktivitetete kulturore për të shpëtuar sadopak krizën që po kalon turizmi në vendin tonë.

Duket se qeveria dhe pushteti lokal po sponsorizojnë së fundmi aktivitete kulturore, për të nxitur rigjallërimin e turizmit, një ndër industritë më të prekura nga COVID, kudo në botë.

Eneda Tarifa pak ditë më parë ishte e ftuar në një aktivitet kulturor dhe artistik, që u zhvillua tek Amfiteatri, aktivitet që u mbështet nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ajo më tej shkoi në një aktivitet organizuar në Përmet, nga ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Bëhej fjalë për një event që kërkonte të tërheqë turistë në zonën ku janë ujrat termale të Bënjës.

Sakaq, këngëtarja ka bërë të ditur se është e ftuar sot në një zonë të njohur turistike, në Lungomare, Vlorë, dhe u tha fansave se hyrja atje do të jetë falas.

Edhe këngëtarë të tjerë kanë qenë tepër aktivë këto ditë në koncerte, të mbështetura nga struktura të pushtetit lokal, për nxitjen e turizmit.

Megjithatë, nuk dihet sesa respektohen masat anti-COVID, në të tilla aktivitete. /NOA.al