Transmetuar më 19-07-2020, 18:57

Më poshtë po iu njohim me gjashtë vendet më të rrezikshme në botë.

Lugina e Vdekjes, SHBA

Kjo shkretëtirë e mban rekordin për temperaturat më të larta që janë regjistruar në planet, rreth 56,7 celsius. Rrezet e forta të diellit dhe i nxehti i Luginës së Vdekjes do t’ju lodhin shumë shpejt.

Pa ujë, në këtë vend mund të jetoni vetëm 14 orë.

Shkretëtira Danakil, Ertirea

Temperatura si të furrës që zakonisht arrijnë 50 gradë celsius, vullkane të shumta aktivë. Këto janë karakteristikat e këtij vendi, ku shumë njerëz e quajnë edhe si “Ferri në Tokë”.

Vullkani Sinabung, Indonezi

Ky është vullkan aktiv i vendosur në ishullin indonezian, Sumatra. Shpërthimet e vullkanit ndodhin shpesh dhe mijëra njerëz mbesin pa strehë. Qytetet dhe fshatrat në afërsi janë mbuluar me lavë dhe hi disa herë.

Shpërthimi i fundit ka ndodhur me 27 shkurt të vitit 2016.

Iha da Quiemada Grande (Ishulli i Gjarpërinjve), Brazil

I fshehur diku në brigjet e Brazilit, ky ishull njihet si një ndër vendet më të rrezikshme në planet. Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë pasi që ky vend është i mbushur me një nga gjarpërinjtë më helmues në botë. Hulumtuesit kanë bërë të ditur se gjenden rreth 5 gjarpërinj për metër katrorë në këtë ishull.

Qeveria braziliane i ndalon vizitat në këtë ishull.

Parku Madidi, Bolivi

Në pamje të parë mund të duket si vend i përshtatshëm për të nxjerrë fotografi të bukura, por në fakt ky vend është shumë i rrezikshëm.

Pse? Sepse është shtëpi e faunës më agresive dhe helmuese në botë. Kontakti me çdo bimë në këtë park mund të shkaktoj puçrra, marramendje. Ndërsa, çdo prerje apo plagë e vogël mund të infektohet me parazitët tropikal.

Bikini Atoll, ishujt Marshall

I humbur diku në oqean, ky ishull duket si parajsë, apo jo? Mirëpo, Bikini Atoll ka qenë shtëpi e një numri të madh të testimeve nukleare që e kanë kthyer këtë ishull të bukur në tokë radioaktive.

Banorët e këtij ishulli janë detyruar të braktisin shtëpitë pasi që vendi është i rrezikshëm për organizmat për shkak të nivelit të lartë të rrezatimit që mund të shkaktoj kancerin.