Transmetuar më 20-07-2020, 19:59

Një i ri nga Plaestina mbeti pa fjalë kur mjekët i thanë se nëna e tij po vdiste nga koronavirusi.

Duke mos e pranuar këtë ndarje, ai mori vendimin për t’u ngjitur nga dritarja e spitalit për t’i dhënë lamtumirën e fundit nënës.

Mamaja e Jihad Al-Suwaiti, ishte e infektuar me COVID-19 dhe mjekët nuk e lejuan disa herë që ai ta vizitonte.

Me anë të një telefonate, mjekët e spitalit ku nëna e tij po trajtohej, e njoftuan 30-vjeçarin se gjendja e saj ishte tepër rëndë dhe mundësia që ajo të ndërronte jetë ishte tepër e madhe.

Në këto kushte, Jihad vendosi të ngjiste godinën e spitalit nga pjesa e jashtme dhe të vendosej në dritaren e dhomës ku ndodhej e ëma.

Këtë veprim ai e bëri deri në momentin kur mjekët e njoftuan se nëna e tij kishte ndërruar jetë. /k.k/noa.al/