Transmetuar më 20-07-2020, 20:21

Një tingull i pashpjegueshëm ka krijuar shqetësim për banorët në disa lagje në Beograd të Serbisë.

Tingulli dëgjohet në orën 03.00 të mëngjesit nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit të Serbisë.

Banorët e Karaburmës, Zvezdarës dhe Grockes, janë duke ankuar vazhdimisht se nuk flenë dot nga një tingull misterioz që dëgjohet në orët e para të mëngjesit.

Teori të ndryshme po qarkullojnë në lidhje me tingujt. Disa pretendojnë se bëhet fjalë për jashtëtokësorë, kurse disa fajësojnë rrjetin 5G ndërsa nuk mungojnë edhe aludime të tjera.

“Dëgjoj një tingull të pashpjegueshëm por shumë të frikshëm. Çfarëdo qoftë, dëgjohet në ora 3 të mëngjesit. Dal në dritare për të parë se për çfarë bëhet fjalë, por deri më tani asgjë nuk kam zbuluar”, ka deklaruar Mirijeva banore e Beogradit.