Transmetuar më 22-07-2020, 20:22

Një video e publikuar në Francë tregon pamjet e frikshme teksa 2 fëmijë janë detyruar të hidhen nga lartësia pasi banesa ku ata ishin u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në Grenoble të Francës.

Dy fëmijë, të moshave 3 dhe 10 vjeçare, ishin mbyllur brenda nga prindërit, ndersa pas shpërthimit të flakëve ata janë varur në dritaret e apartamentit në katin e 5-të.

Fëmijët pasi nuk kanë mundur më të rezistojnë të varur janë lëshuar nga lartësia, dhe janë pritur nga ekipi shpëtimit.

Sipas “Daily Mail”, nga goditja e fortë pas rënies, punonjësit të ekipit të shpëtimit i është thyer kraharori.