Transmetuar më 22-07-2020, 21:06

Praktikisht e gjithë Toka është nën sulmin e ngrohjes globale, që nuk ka qenë kaq e shpejtë në 2000 vite histori: pra situata është kritike, dhe nuk po bëhet asgjë që të përmirësohet.

Të shohim së bashku studimet e reja që kanë analizuar situaten aktuale të ngrohjes globale dhe çfarë kanë zbuluar.

Asnjëherë kaq e shpejtë si në këto 2000 vitet e fundit

Nga Perandoria Romake deri sot, Toka jonë ka jetuar faza të ndryshme që kanë sjellë ndryshime klimaterike të rëndësishme. Në vitet e fundit, ndryshimet klimaterike janë gjithmonë e më shumë nën vëzhgimin e të gjithëve dhe janë shkaktuar nga ngrohja globale, e provokuar nga ndotja, për të cilen ne jemi përgjegjës, shkruan noa.al.

Studimi mbi ngrohjen globale përgjatë historisë

Kërkuesit kanë pyetur se si ngrohja globale ka ndryshuar në këto 2000 vite. Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, ekspertët kanë shfrytëzuar 700 tregues të nevojshëm për të kuptuar ndryshimet e jetuara nga Planeti ynë: që të kuptohemi, kanë analizuar unazat e rritjes së pemëve, bërthamat e akullit dhe sedimentet detare dhe liqenore.

98% e goditur, asjëherë nuk është parë diçka kaq tragjike. Duke bërë një hap pas në kohë, shkencëtarët na bëjnë me dije që në Mesjetë, mes 950 dhe 1250, është verifikuar një anomali klimaterike që ka pasur të bëjë me 40% të Tokës, ndërsa mes shekullit XVI dhe XIX është verifikuar një Epokë e Vogël e Akullnajave që ka prekur vetëm 12% të Planetit: sot ngrohja globale po prek 98% të sipërfaqes tokësore.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo e dhënë është shqetësuese sepse do të thotë se asnjë nuk është i përjashtuar nga pasojat e ngrohjes globale që po përparon me një shpejtësi që nuk e lejon Planetin t’i përgjigjet ndryshimeve klimaterike: impakti ynë në Tokë është shumë i fortë.

Kërkimi, i publikuar në “Nature e Nature Geoscience” është drejtuar nga Raphael Neukom nga Universiteti i Berna-s në Zvicër.