Transmetuar më 23-07-2020, 17:27

Ajo në një qendër dialize në Monte San Biagio, në mes të një pandemie që e shpalli atë zonë të kuqe, ai me mision në Kosovë.

Mijëra kilometra i ndanë ata, kufijtë e mbyllur, si dhe mijëra paqartësi të një periudhe historike që, në disa momente, i dha shumëkënd ndjenjën e përjetimit të pritjes së një agimi, apo të një apokalipsi.

Pastaj, pas shtatë muajsh, më 12 korrik, ata më në fund u ribashkuan pas 210 ditë ankth dhe shqetësimesh, përmes një përqafimi që dukej sikur nuk do të kishte fund.

Është kjo historia e Natascia Pannone dhe Francesco Teseo, ajo infermiere dhe ai në ushtri. Largimi, siç ndodh në të gjitha familjet kur një ushtar thirret në një mision, është gjithmonë i dhimbshëm, por në janar askush nuk mund ta imagjinonte se burrit do t’i duheshin muaj të tërë pa u kthyer në shtëpi.

Në fakt, vetëm disa ditë më vonë Natasha do ta gjente veten vetëm, me një vajzë 7 vjeçare dhe një djalë 12 vjeç, në kulmin e pandemisë, afër një zone të kuqe, dhe gjithnjë e fokusuar në punë, për të mbështetur pacientët më të dobët, pra, ata më të rrezikuarit. Dhe me mendimin e fiksuar tek burri që ndodhej larg. Të gjitha me një ngarkesë të dyfishtë pune, shkolla të mbyllura apo edhe argëtimi minimal.

Surpriza e fëmijëve ishte e jashtëzakonshme, kur ata më në fund panë që babai i tyre të kalonte pragun të dielën, në mbrëmje. Emocioni i burrit, misioni, largësia nga dashuritë e jetës, apo edhe frika që e shoqëroi çdo ditë për familjen e tij.

Pas pandemisë iu desh edhe pritja për të ditur rezultatin e një tamponi që nuk i erdhi kurrë, ashtu si edhe ankthi se do të mund të shkonte në shtëpi dhe do të përballej me zhgënjimin e atyre që do të donin ta kishin pranë, sidoemos fëmijët. Por gjithçka kishte ngecur qindra kilometra larg: 2020 është një vit që, për mirë ose për keq, ashtu si edhe Francesco, apo shumë të tjerë në vijën e parë, vështirë se do ta harrojnë atë.

/NOA.al