Transmetuar më 24-07-2020, 14:00

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka sfiduar autoritetet, pasi edhe tamponi i tretë e nxori të infektuar me koronavirus.

Ai ka thyer karantinën, duke dalë me motor në rrugë, pa mbajtur asnjë maskë mbrojtëse.

Lidhur me këtë xhiro të tij, Bolsonaro ka shkruar se e bëri gjithçka për t’iu treguar qytetarëve dhje mediave se është mirë.

Po ashtu konfirmon se është trajtuar me hidroksikloronikë, një trajtim i cili po përdoret për Covid-19, ndonëse nuk është miratuar zyrtarisht.

Tesi i tretë pozitiv u komunikua nga zyra e shtypit të Bolsionaro, mbrëmjen e së mërkurës.

Për herë të parë ai mësoi se ishte me Covid-19, në 7 korrik.

Brazili është shteti i dytë në botë për numrin e të infektuarve me 2.289.951 të prekur dhe 84.207 viktima. /a.y/noa.al