Transmetuar më 24-07-2020, 14:52

Një vendim i Gjykatës Administrative rajonale të Lazios, në Itali, vendosi në 13 korrik që procesverbalet lidhur me koronavirusin të publikohen.

Gjyqtarët Mariangela Caminiti, Lucia Gizzi dhe Ines Simona Immacolata Pisano, pranuan apelin e tre avokatëve, Rocco Mauro Todero, Vincenzo Palumbo dhe Andrea Pruiti Ciarello, të cilët kërkuan akses të qytetarëve ndaj procesverbaleve të Komitetit Teknik Shkencor Anti-Covid.

Bëhet fjalë për aktet, në bazë të të cilave qeveria ka vendosur kufizimet që do t’iu nënshtrohen qytetarët italianë, për të reduktua përhapjen e infeksionit.

Për gjykatën, refuzimi i aksesit qytetar në akte është e gabuar, sepse procesverbalet e Komitetit Teknik Shkencor, nuk janë klasifikuar si “akte të përgjithshme administrative”, siç u argumentua në mbrojtjen e Këshillit të Ministrave.

Për këtë arsye u urdhërua që të publikohet kopje e dokumenteve brenda 30 ditëve.

Kështu pas kërkesës së bërë, procesverbali i dorëzohet qytetarit brenda 30 ditësh, duke u bërë publik. /a.y/noa.al