Transmetuar më 24-07-2020, 17:14

Studiuesit e Universitetit të Leeds në Britani kanë publikuar një raport mbi ndotjen e planetit.

Ata dolën në përfundimin se pas 20 vitesh shifra e mbetjeve të plastikës do të arrijë deri në 1.3 miliardë ton, nëse nuk do të merren masa.

“Ky është vlerësimi i parë gjithëpërfshirës i asaj që mund të jetë tabloja në kohën e 20 viteve. Është e vështirë të imagjinosh një sasi kaq të madhe plastike, por nëse mund ta imagjinoni  shtrimin e gjithë asaj plastike në një sipërfaqe të sheshtë, ajo do të mbulonte sipërfaqen e  Britanisë së Madhe”, tha një nga studiuesit.

Për ta shndërruar këtë numër të ndërlikuar në një zgjidhje ata studiuan prodhimin, përdorimin dhe asgjësimin e plastikës në të gjithë botën.

Ekipi  i studiuesve më pas projektuan  se sa ndërhyrje të ndryshme do të ndikonin në atë shifër,  ata menduan si zgjidhje riciklimin dhe zvëndësimin e plastikës me materiale të tjera ne dispozicion. /k.k/noa.al/