Transmetuar më 25-07-2020, 14:31

Të fitosh 22 milionë dollarë në lotari dhe ta ndash çmimin me një shok, për të mbajtur një premtim të cilin e kishte bërë para 30 vitesh.

Është kjo ajo që ka ndodhur në Wisconsin, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në vitin 1992, Tom Cook dhe Joseph Feeney bën një pakt: Nëse ndonjëri prej tyre do të fitonte ndonjëherë lotarinë Powerball, do e ndanin në mes çmimin.

Kështu kur gjatë muajit qershor Cook fitoi 22 milionë dollarë në lotari, telefonoi

Feeney për t’ia thënë, teksa ky i fundit nuk po ju besonte veshëve.

Cook vendosi që të tërhiqej nga puna dhe të dilte në pension, ndërsa Feeney e kishte bërë prej disa kohësh.

Që të dy deklaruan se nuk kishin plane të mëdha, por se donin të kalonin më shumë kohë me familjen dhe të udhëtonin.

Duke zgjedhur opsionin e marrjes së çmimit në dorë, shuma u reduktua në 16.7 milionë dollarë, shumë të cilën e ndanë në mes. /a.y/noa.al