Transmetuar më 25-07-2020, 23:55

Abhigya Anand,14 vjeçar në 2019, kishte parashikuar një pandemi të përmasave globale që do të zhvillohej më së shumti në pjesën lindore të botës, domethënë në Kinë.

Dhe tani, i riu Anand, sipas notizie.it, na provokon me një profeci që të tmerron:

“Një katastrofë e re do të vijë mes dhjetorit 2020 dhe marsit 2021”.

14 vjeçari  përkufizohet në zhargon, “djalë i egër”: ka diplomë pasuniversitare në Mikrobiologji dhe është një astrolog ndërkombëtar.

Studimet dhe përgatitja e tij mbi shumë tema, janë arsyeja pse shumë njerëz kanë besim në atë çfarë thotë.

Anand tani zbulon cila do të jetë dita e fundit e Koronavirusit:

“5 shtatori 2020”, por paralajmëron ata që janë gati të qetësohen e të kthehen në ditët normale:

“ Dimri i ardhshëm do të ketë një katastrofë e re”.

Sipas 14 vjeçarit, koronovirusi është zhvilluar si reaksion nga ana e ‘Tokës Mëmë’: "personat duhet të ndalojnë të vrasin kafshët dhe të dëmtojnë natyren, sepse me këto sjellje të tyre vetëm po rrisin karmën negative"./noa.al/