Transmetuar më 26-07-2020, 09:07

Turqia dhe Greqia ndodhen prej disa ditësh, në një situatë të tensinuar, por duket se mes dy vendeve është vendosur një paqe e përkohshme.

Mediat helene bëjnë me dije se Turqia ka ndryshuar pozicionin e saj në Egje.

Mësohet se anijet luftarake turke janë larguar nga deti Egje, gjë e cila konsiderohet si një ‘shenjë e tërheqjes’, pas tensionit të krijuar ditët e fundit. Nga ana tjëtër Truqia po përshkallëzon retorikën e saj agresive, këtë herë përmes ambasadës turke në Uashington, e cila postoi një deklaratë propagandistike.

Por dhe pse Turqia kabërë këtë tërheqje, flota greke mbetet në vend, duke monitoruar lëvizjet e anijeve. Ndërkohë Rexhep Taip Erdogan, lëshoi kërcënime në të gjitha drejtimet. “Ose dilni në fushë ose nëse nuk keni një qëllim të tillë, filloni negociatat sa më shpejt të jetë e mundur, ne nuk kemi aspirata për tokë, det dhe burime natyrore, por ne nuk lejojmë askënd të cenojë interesat dhe të drejtat tona”, tha Presidenti turk.

Përplasja në Egje ka sjellë dhe reagime të forta nga të dy liderët e vendit, ku sipas retorikës së tyre u paralajmërua rreziku se shumë shpejt mund të ketë dhe një luftë të vërtetë.

Konflikti Greqi-Turqi, përveç ndasive dhe mosmarrëveshje historike, është rindezur edhe njëherë për shkak të kërkimeve për gaz natyror që ka autorizuar qeveria e Erdogan në detin Egje.

Por edhe shndërrimi i Shën-Sofisë, në një xhami, ngjalli reagime të shumta diplomatike.

Megjithatë, dy vendet janë anëtare të NATO-s, ndaj edhe sidoqoftë përplasja e tyre, një konflikt i mundshëm i armatosur mund të menaxhohet më lehtë nga ana ndërkombëtare.

/NOA.al