Transmetuar më 26-07-2020, 10:02

I diagnostikuar me Covid-19 një 32-vjeçar raportohet se ka humbur jetën mbrëmjen e sëë shtunës në Pejë. Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se ai kishte kryer testin, por rezultati nuk kishte dalë akoma.

Sipas njoftimit, 32-vjeçari kishte pasur sëmundje tjera shoqëruese.

“Një pacient i moshës 32-vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë COVID-19, ka kryer testin, por ende nuk ka pasur rezultat. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri më tani, 169 persona e kanë humbur betejën me Covid-19 në Kosovë. Në Kosovë të dhënat zyrtare flasin për një rritje të rasteve me COVID.  Numri i rasteve aktive ka shkuar në 2 mijë e 995 kurse, numri në 6917 është numri total i rasteve pozitive në Kosovë.

/NOA.al