Transmetuar më 26-07-2020, 17:18

Pickimi nga grerëzat i ka kushtuar jetën një 5-vjeçari në Kamboxhia, ndërsa gjyshja e tij është në gjendje të rëndë.

Ngjarja shokuese është regjistruar në provincën jugore Takeo, ku 62 vjeçarja Chen Oeurn, dhe nipi i saj Morn Kakakda ishin duke prerë një pemë palme për të ndërtuar një kotec pulash.

Po rata nuk e kishin vënë re se aty ndodhej edhe një fole grerëzash, të cilët nisën menjëherë sulmin duke i pickuar në pjesë të ndryshme të trupit.

Gjyshja dëshpërimisht u përpoq të shpëtonte nipin e saj duke e transportuar në shtëpi, por i vogli ndërroi jetë pak minuta pas sulmit.

62-vjeçarja u dërgua në spital nga fqinjët dhe është në gjendje të rëndë. /k.k/noa.al/