Transmetuar më 26-07-2020, 19:12

Pas raportimit të rastit të parë me Covid-19, në Korenë e Veriut, lideri Kim Jong Un mblodhi një takim urgjent me zyrtarët e vendit.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve, personi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes “Kaesong City” më 19 korrik, pasi braktisi vendin tre vite më parë.

Pacienti ka marrë kontrolle mjekësore dhe është karantinuar, së bashku me të gjithë individët që ka qenë në kontakt gjatë kohëve të fundit.

Gjatë mbledhjes urgjente, Kim Jong Un vendosi masa izolimi për rajonet rreth Kaesong dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme në zonën përkatëse.

Agjencia Qendrore Koreane të Lajmeve, raporton se personi që lejoi hyrjen e paligjshme të pacientit, do të përballet me një dënim të rëndë.