Transmetuar më 28-07-2020, 16:34

Koronavirusi po merr qindra mijëra jetë njerëzish në të gjjithë botën.

Një ndër shtetet më të prekura është edhe Iraku, që po përballet me mungesën e vendeve për varrim.

Sipas BBC, Familjarët e të prekurve me COVID-19 po rrezikojnë sigurinë e tyre që të kujdesen për më të dashurit.

Për të përballuar këtë situatë, autoritetet kanë vendosur që të hapin varre në shkretëtirë.

Deri më tani janë varrosur më shumë se 3 mijë viktima, ku është angazhuar edhe ushtria.

Por në këto momente të vështirë nuk po mungon as solidariteti i qytetarëve, ku taksistët shihen duke bartur trupat e pajetë. E për fat të keq, në varrezat e shkretëtirës çdo ditë arrijnë nga 80 trupa të pajetë. /k.k/noa.al/