Transmetuar më 29-07-2020, 13:34

Një shekull më parë, më 1918, një virus gripal u përhap në Spanjë dhe më tej përfshiu mbarë botën. Ai ishte gripi spanjoll i shkaktuar nga një virus H1N1.

Virusi infektoi 500 milionë njerëz ose një të tretën e popullsisë së botës që atëherë ishte pak më shumë se 1.5 miliardë. Prej tyre, një në dhjetë humbi jetën, ose 50 milionë njerëz.

Virusi vazhdoi përhapjen përgjatë viteve 1918-1919 dhe njihet si pandemia më e rëndë që ka përfshirë botën në shekujt e fundit.

Por sa afër apo larg gripit spanjoll është pandemia COVID-19 që po vuan bota që nga janari 2019?

Nëse analizojmë shifra duket se ritmet e infektimit po i afrohen shumë atyre të 100 viteve më parë.

Atëherë u infektuan 500 milionë njerëz në dy vjet. Tani, në rreth shtatë muaj janë infektuar 17 milionë njerëz. Dhe, duke qenë se bota ka shkuar 8 miliardë njerëz ose mbi pesë herë më shumë se në 1918, praktikisht i bie që në pandeminë COVID-19 janë infektuar pesë herë më shumë njerëz.

Duke qenë se shumëfishimi i të infektuarve ka ndodhur në më pak se 2 muaj, parashikimet duken të zymta dhe disa thonë se deri në fund të vitit, shifra aktuale mund të rritet shumë, duke iu afruar shifrave të pandemisë së shekullit tëkaluar. /noa.al/