Transmetuar më 29-07-2020, 13:10

Koronavirusi i merr jetën ministrit të Mbrojtjes në Bosnje Hercegovinë.

Salko Bukvareviç, i cili mban detyrën e ministrit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve, ndërrojë jetë paraditen e sotme, teksa ndodhej i shtruar në spital.

Prej disa ditësh ai ishte shtruar në Klinikën e Mushkërive në Sarajevë, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditën e hënë si pasojë e koronavirusit.

Kjo bëri që të futet në terapi intensive, prej nga nuk doli më. /a.y/noa.al