Transmetuar më 29-07-2020, 15:49

I prekur nga Covid-19, ndërron jetë në moshën 53-vjeç i pari ministër në Ballkan.

Salko Bukvarevic, ministri federal në qeverinë e Bosnjës dhe Hercegovinës, i ngarkuar me çështjet e veteranëve, ndërroi jetë këtë mëngjes në Klinikën Podhrastovi, pranë Infektivit në Spitalin e Sarajevës.

Bukvareviç rezultoi pozitiv me koronavirusin, rreth dhjetë ditë më parë. Ai u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të papritur të gjendjes së tij shëndetësore, shoqëruar me vështirësi të shumta në frymëmarrje", raporton NOA.al.

Ministrit i është dashur të merrte oksigjen disa ditë më parë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për shkak të inflamacionit të fortë të mushkërive.

Atij iu lidh edhe një respirator dje në mëngjes.

Bosnja ka regjistruar në total 10.700 raste me koronavirus dhe 297 të vdekur. I pari zyrtar i lartë që humbi jetën, madje në tërë Ballkanin, ishte pikërisht Bukvarevic.

Bukvarevic lindi në vitin 1967 në Kalesija. Ai mbaroi shkollën fillore (1982) dhe Kolegjin Teknik të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Gjeodezisë (1986) në Tuzla. Në vitin 1996, ai mori një diplomë universitare në Fakultetin e Minierave, Gjeologjisë dhe Inxhinierisë së Ndërtimit në Tuzla, një diplomë master në 2004, dhe më në fund doktoraturë në 2011. Ai u zgjodh profesor i asociuar në këtë fakultet.

Që nga viti 2015, ai ka mbajtur postin e Ministrit për erështjet e Veteranëve në Qeverinë e Bosnje.

Ai është fitues i  disa çmimeve për paqe, pas luftës në Bosnjë.