Transmetuar më 29-07-2020, 23:53

Një i ri ka vdekur nga COVID-19 në komunën e Kamenicës në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune, Qendron Kastrati.

Ai përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga të gjithë t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19.

“Një djalë të ri kamenicas sot na e mori virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur. Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”, ka shkruar ai./noa.al/