Transmetuar më 30-07-2020, 15:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që zgjedhjet e vitit 2020 të shtyhen.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ndan mendimin se votimi me postë mund të krijojë pasaktësi në këtë proces.

Dhe më keq akoma, sipas tij, këto zgjdhje rrezikohen të jenë më të pasakta në historinë e vendit.

“Me votimin universal me postë (jo votimi i munguar, i cili është i mirë), zgjedhjet e vitit 2020 do të jenë më të pasaktat dhe problematiket në histori. Do të jetë një siklet i madh për ShBA. Të shtyjmë zgjedhjet derisa njerëzit të mund të votojnë siç duhet, të sigurt???”, ka shkruar Trump në Tuiter. /k.k/noa.al/