Transmetuar më 30-07-2020, 21:00

Biznesmeni që u gjet i pajetë sot në vilën e tij në Farkë ishte një i njohur i moderatores Dajana Shabani, prej shumë vitesh.

Shabani shkruan se njihet me Eugert Lazajn pronarin e “Adorions Palace”, që kur ai ishte 18 vjeç dhe nuk i besohet që ai nuk jeton më.

Në reagimin e saj moderatorja thotë se ai ishte miku i saj i ditëve të vështira. “Nuk më besohet  që ti nuk jeton më! Të njoh që 18 vjeç, dhe ti meritoje me jetu!!! Qofsh i parajsës miku i ditëve të vështira!!!”, shkruan Shabani, teksa ka ndarë me ndjekësit dhe një foto të të ndjerit.

Eugert Lazaj, 37-vjeç, u gjet i vdekur sot në shtëpinë e tij brenda një kompleksi shumë të njohur vilash në zonën e Farkës. Ai raportohet se ka qenë i skeduar më herët në regjistrat e policisë së Shtetit për përfshirje në trafikun e drogës, dhe ishte pronari i kompleksit “Adorions Palace”, në autostradën Tiranë Durrës.

Nuk është ende e qartë nëse biznesmeni është vrarë apo është vetëvrarë, pasi hetimet do të dalin në një përfundim. Policia gjeti një armë pranë trupit të tij të pajetë dhe janë krijuar dyshimet e para, për një vetëvrasje./NOA.al