Transmetuar më 30-07-2020, 22:02

Pas Dejvi Bregun, Bruno Ditës dhe Enea Koliçit, pritet të zyrtarizohet edhe largimi i Eni Imami, i cili u bashkua gjatë dimrit me "ujqërit e dëborës". Por edhe të trajnerit Ilir Daja, i cil pritet të zyrtarizohet te Partizani, si dhe disa senatorëve të tjerë.

Për t’i shtuar edhe më shumë dyshimet, mjafton të shikon një postim të mbrojtësit të majtë në “Instagram”.

Në një foto të postuar në Instagram, Imami shkruan: “Fundi i 6 muajve të mrekullueshëm”, çka do të thotë se ka ardhur lamtumira mes tij dhe klubit.

Skënderbeu, pasi e mbylli sezonin me një fitore të thellë ndaj kampionëve të sapo-shkurorëzuar, ka mbyllur edhe aventurën me disa nga lojtarët kryesorë. Pritet që të ndodh e njëjta gjë me disa lojtarë të tjerë, si dhe me trajnerin Ili Daja.

Një nga pikat më të forta, Bruno Dita largohet zyrtarisht pas tre sezonesh në Korçë. Gjithashtu, edhe lojtari kryesor i Skënderbeut për dy sezonet e fundit, Dejvi Bregu, ka mbyllur sot zyrtarisht karrierën me Skënderbeun.

Skënderbeu njoftoi për largimin e dy lojtarëve, një ditë pas fitores  4-1 ndaj Partizanit, fitore që pozicionoi juglindorët në vendin e katërt për këtë edicion futbollistik.

Golat e Nazmi Gripshit 19’, Krasniqit 20’, Taipit 53’ dhe Bregu 64’ vulosën fitoren e Skënderbeut. Kësisoj vlonjati i talentuar, Dejvi Bregu, ashtu si edhe Bruno Dita, largohet me plot dinjitet për një eksperiencë tjetër. Skënderbeu para se të nisë përgatitjet për edicionin e ardhshëm, është në pritje të ndonjë ulje të mundshme të dënimit nga CAS, që të rikthehet në Kupat e Europës, dy vjet pas pezullimit.

/NOA.al