Transmetuar më 31-07-2020, 16:49

Një fëmijë është mbytur pasditen e sotme në Lumin Drin.

Bëhet me dije se në spitalin e Dibrës ka mbërritur një telefonatë përmes së cilës është kërkuar ambulanca për të marrë trupin e pajetë.

Ngjarja tragjike është shënuar në në afëri të Luznisë në lumin Drini i Zi.

Trupi është nxjerrë pa jetë nga uji dhe është përcjellë për në morgun e spitalit.

Ambulanca dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ku për momentin nuk ka shumë informacione. /k.k/noa.al/