Transmetuar më 31-07-2020, 17:35

Xhuzepe Paterno është studenti më i vjetër në Itali dhe është diplomuar në moshën 96-vjeçare.

Ish-punëtori i hekurudhave, i lindur në vitin 1923-shin, është diplomuar për Histori dhe Filozofi.

Nderimet për të ishin maksimale, kjo edhe për shkak të moshës.

Paternoja thotë se u rrit me librat pa pasur mundësinë të shkollohet tepër për shkak të pamundësisë ekonomike kur ishte i vogël.

Shkollën e mesme arriti ta përfundojë vetëm kur ishte 31 vjeç.

“Thashë me vete o tani, o kurrë. Prandaj në vitin 2017 vendosa të regjistrohem në universitet. E kuptoja që ishte disi vonë për një diplomë trevjeçare por i thashë vetes, ta shoh a e bëj dot.

Nuk isha i sigurt, nuk e njihja mjedisin dhe as si mund të silleshin profesorët me një të moshuar”, ka thënë ai. /k.k/noa.al/