Transmetuar më 31-07-2020, 17:53

Duhet të ishte ditë feste dhe e gëzuar, por kjo e premte u kthye në tragjedi për katër familje që humbën të afërmit e tyre.

Shkaku është i njëjtë në të gjitha rastet, mbytje në ujë.

Fillimisht, Dy persona janë mbytur në rrethana të mistershme në lumin Buna në Shkodër.

Dyshohet se duke u larë janë mbytur Dhurim Arra 39 vjeç dhe Frenki Pëllumbaj 14 vjeç.

Trupat e dy të mbyturve janë gjetur vetëm mëngjesin e sotëm nga kërkimet e polumbarëve.

Ndërkohë, pasditen e sotme u shënuan edhe dy ngjarje të rënda. Një i ri u mbyt në Lumin Vjosa pasi kishte hyrë për t’u larë.

30-vjeçari Armando Begaj ishte në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët nuk mundën ta shpëtonin.

Ndërkaq, një fëmijë u mbyt në Lumin Drin. Në spitalin e Dibrës ka mbërritur një telefonatë përmes së cilës është kërkuar ambulanca për të marrë trupin e pajetë.

Ngjarja tragjike është shënuar në në afëri të Luznisë në lumin Drini i Zi. /k.k/noa.al/