Transmetuar më 31-07-2020, 20:16

Një burrë 41 vjeçar është arrestuar në Itali nga policia pas një sinjalizimi për një grindje familjare.

Policët kanë ndihmuar një fëmijë vetëm 7 muajsh me djegie të gradës se parë dhe të dytë në pjesën e sipërme të gjymtyrëve dhe në zonen inguinale.

Sipas ndërtimit të ngjarjeve dhe denoncimit të nënës së fëmijës, pas një grindjeje burri ka marrë të birin e pambrojtur dhe i ka hedhur ujë të nxehtë valë, mëson noa.al.

Gruaja është munduar ta ndalojë, por burri e ka shtyrë atë.

Në atë pikë ka dalë jashtë bashkë me djalin e madh 4 vjeçar për të kërkuar ndihmë.

Nga ajo që kuptohet në momentin e ngjarjes 41 vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit, duke kundërshtuar edhe policinë.

Fëmijës i është dhënë ndihma e parë dhe i ati është arrestuar.

Gjesti ka qenë një hakmarrje kundër gruas “fajtore” që i ka folur për gjendjen e tij.

Burri është arrestuar nën akuzen e plagëve të rënda dhe dhunë në familje.

Sipas asaj që mësohet ai ka goditur me grusht edhe djalin e madh që kishte tentuar të mbronte nënën dhe vëllain e vogel. Nëna bashkë me foshnjen janë dërguar në spital.BURIMI: fanpage.it/Përktheu: noa.al