Transmetuar më 01-08-2020, 12:00

Për shkak të situatës së koronavirusit, Greqia ndalon hyrjen nga Shqipëria deri më 15 gusht, si dhe duke nisur nga dita e sotme, ndërpriten fluturimet.

Në bazë të vendimit me Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 48292 (ΦΕΚ Β΄ 3133/30.07.2020), masat e ndalimit të hyrjes nga Shqipëria në Greqi, shtyhen deri më date 15 gusht 2020.

Nga ana e autoriteteve greke është njoftuar gjithashtu pezullimi i fluturimeve ajrore nga Shqipëria drejt Greqisë, duke filluar nga sot deri më datën 17 gusht 2020.

Përjashtim nga ky vendim bëjnë:

-Qytetarët grekë, poseduesit e Kartës së Veçantë të Identitetit të Homogjenit, poseduesit e lejeve të qëndrimit, si dhe për persona që kanë vendbanimin kryesor ose vendbanimin e zakonshëm në Greqi,

-kalimi i kamionëve që transportojnë mallra

-transporti i mallrave me anije,

-hyrja e personave, nëpërmjet kufijve tokësorë, për arsye absolutisht të domosdoshme profesionale, që këta persona i vërtetojnë me dokumentet përkatëse. /a.y/noa.al