Transmetuar më 01-08-2020, 19:33

Oficerët e policisë u detyruan të bënin arrestime, por shpërthyen edhe “zënkat” mes pushuesve që u mblodhën në plazhe, pasi Britania e Madhe përjetoi dje ditën e saj më të nxehtë të vitit deri më tani.

Përplasjet shpërthyen në Bournemouth, Dorset dhe Portobello, Skoci, ndërsa grupe të mëdha u mblodhën për të shijuar një ditë në diell. Pa maska dhe pa respektuar distancën, ata u bënë sërish shqetësim për autoritetet.

Në Bournemouth, më shumë se 100,000 njerëz e vizituan plazhin për një ditë, ndërsa një grua e veshur me një kostum noti u filmua kur u prangos nga policia dhe me dhjetëra njerëz e vëzhgonin.

Ndërsa shoqërohej në një makinë policie, gruaja bërtiste para oficerëve: ‘Ju jeni racistë’.

The Sun raportoi një zëdhënës së Policisë Dorset që tha se oficerët kishin arrestuar një djalë dhe një vajzë, nga Southampton dhe të dy ishin nga 16 vjeç.

Në Skoci, policia u thirr në plazhin Portobello në Edinburgh pas raportimeve për një shqetësim të madh pasditen e djeshme.

Raportet thanë se më shumë se 10 furgonë policie dhe makina u shfaqën për të menaxhuar turmat.

Policia u pa duke u përplasur me grupe të mëdha të rinjsh dhe duke u sekuestruar atyre shishe me alkool.

Britania, kryesisht Skocia, pretendoi se  kishte pasur një rritje të infeksioneve Covid-19 në mesin e personave të moshës 20 deri në 40 vjeç.