Transmetuar më 02-08-2020, 12:47

Një djalë i ri ka mbetur i plagosur rëndë në Shkodër pasi u ther me thikë nga një tjetër i ri, gjatë përplasjes mes tyre në një lokal në qendër të qytetit.

Nga provat e grumbulluara ka rezultuar se konflikti ka ndodhur në ambientet e jashtme të një bar-kafeje në lagjen Skënderbeg, në Shkodër, ku 24 vjeçari, pas një konflikti verbal me fjalë ka plagosur me thikë, djalin 20 vjeçar E. Gj., edhe ai, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

I riu aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin Rajonal Shkodër.

Pas njoftimit të marrë se shtetasi Emanuel Gjergjndreaj, është plagosur me mjet prerës (thikë), shërbimet policore janë vënë në ndjekje për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore, është bërë e mundur dokumentimi i plotë ligjor i ngjarjes kriminale, ku është arrestuar në flagrancë autori i dyshuar, K. H.,24 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale "Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". /noa.al/