Transmetuar më 02-08-2020, 15:26
Plot 13 persona të prekur me koronavirus kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Gjithashtu janë regjistruar edhe 245 raste të reja me COVID-19.
Këto janë të dhënat e bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përgjatë 24 orëve të fundit.
Rastet e reja me koronavirus, dolën pas testimit të 468 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë arrin në 249.
Një ditë më parë kjo shifër ishte 236.
Sipas të dhënave të fundit, në Kosovë janë shëruar edhe 133 pacientë duke bërë që numri i përgjithshëm i të shëruarve të arrijë në 4,863.
Raste aktive ndërkaq janë 3,687.
Që prej 13 marsit kur u shënuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus.
/NOA.al