Transmetuar më 02-08-2020, 16:01

Familja e tij e çoi me urgjencë në spital, pasi 12 vjeçari shfaqi simptoma të Covid-19.

Sipas "Daily Mail", ai është diagnostikuar me leuçemi dhe mjekët i thanë se me sëmundje të ngjashme njerëzit mund të ‘vdesin brenda disa javësh’, nëse nuk marrin trajtim urgjent".

Cody Lockey, djaloshi nga Durham, shkoi në spital kur shfaqi simptoma të ngjashme me Covid.

Kur pati probleme më të lehta, familja për shkak se spitalet janë të ngarkuara nga testet me Covid, nuk e çoi në kohë.

Ai pas disa ditësh u diagnostikua me leucemi limfoblastike akute, sëmundje që sulmon dhe shkatërron qelizat e bardha të gjakut.

Familja e djalit 12-vjeçar mbeti gati e shkatërruar kur mësoi fillimisht se ai u testua për koronavirus, por rezultoi më pas se vuante nga kanceri. Dhe nuk mori mjekimin në kohë.

Djaloshi u dërgua në spital të hënën, 27 korrik,", raporton NOA.al, – "kur nëna e tij Lisa Marie Harry dyshoi se ai kishte kontraktuar me Covid-19, pasi kishte temperaturë të lartë dhe simptoma të ngjashme me të ftohtin.

Djaloshi po ashtu ankohej për dhimbje në ijë për tre ditë dhe kështu mamaja e tij e shqetësuar e mori që ta testonte për virusin.

Kur ai doli negativ nga Covid-19, familjes iu tha më vonë se Cody kishte në të vërtetë leuçemi limfoblastike akute – një kancer agresiv që shkatërron qelizat e bardha të gjakut.

"Kur e çuam në spital dhe mjekët thanë se nuk ju pëlqen pamja e ngjyrës së tij të lëkurës, sepse ai ishte i zbehtë", tregoi e ëma.

"Ishte e tmerrshme. Ne bënë testin e koronavirusit, sepse mendova se ishte infektuar ngaqë kishte  temperaturë dhe po kollitej", – shtoi ajo, – "por mjekët pranuan që t’i bënin analizat dhe thanë se ishte me kancer".

Në një nga fotot e galerisë: Cody tregoi se ka qenë i lidhur me familjen e tij: nënën e tij Lisa Harry, 31 vjeçe, vëllai i tij, Ceejay, 10 vjeç, motra Mia, 13 vjeçe dhe njerku, Errol Harry, 37 vjeç.

Rreth 790 raste të reja të leucemisë limfoblastike akute shfaqen në Mbretërinë e Bashkuar çdo vit, dhe 5.930 në SHBA.

/NOA.al