Transmetuar më 02-08-2020, 17:35

Një film për koronavirusin e ri COVID-19 është realizuar në Suedi nga dy emra të njohur të filmit shqiptar.

Filmi "COVID-19" me regji të Mensur Kadriut ka si protagonist aktorin tjetër shqiptar, Ferki Peci nga Mitrovica e Kosovës.

Në një komunikim me noa.al, aktori Ferki Peci pohon se ky film me metrazh të shkurtër që e shihni të plotë më poshtë, u realizua si një mesazh për pandeminë që ka pushtuar botën.

Autori i filmit, Mensur Kadriu, duke treguar se xhirimet e filmit janë bërë në Europë dhe duke bërë parashikime të zymta, thotë: "Ky është një film artistik i metrazhit të shkurtër i bazuar në ngjarje të vërtetë se çfarë do të ndodhë me botën ku po jetojmë, me një armik të padukshëm".

Në film përshkruhen momentet gjatë vitit 2020 kur protagonisti, një punonjës policie që interpretohet nga aktori Ferki Peci, infektohet nga koronavirusi dhe në gjendje të rëndë përfundon në spital.

Polici futet në laborator ku një shok i tij dergjet i pajetë dhe kërkon të trajtohet, por stafi mjekësor refuzon ta bëjë. I parapërgatitur për një situatë të tillë, ai nxjerr pistoletën duke kërkuar që ti bëhet antidoti i virusit. Duke mos patur zgjidhje tjetër, personeli shëndetësor ia injekton.

Më tej, i riu shërohet, por plagët nuk i janë mbyllur, tashmë është viti 2021 dhe ai vuan humbjen e jetës së shokut prej infeksionit dhe e vajton atë në varreza.

Ndiqni filmin e plotë për më shumë. /noa.al/