Transmetuar më 02-08-2020, 18:07

Një aksident i rëndë u rregjistrua pasditen e sotme në aksin Berat-Lushnje, pranë fshatit Otllak.

Një automjet tip ‘Opel’ i bardhë, me targa AA 264 NK, doli nga rruga dhe pasi është rrokullisur disa herë përfundoi përmbysë në një arë të fshatit.

Banorët e zonës kanë njoftuar policinë dhe kanë nxjerrë nga makina drejtuesin e mjetit.

Në vendngjarje kanë shkuar oficerë të policisë rrugore që po kryejnë edhe hetimet lidhur me rrethanaat e aksidentit.

Mësohet se 20-vjeçari Xh.M, ka qënë duke ecur me shpejtësi jashtë normave të lejuara në momentin e aksidentit, gjë që vërtetohet sipas policisë nga mungesa e shenjave të frenimit në rrugë.

Pasi ka humbur kontrrollin e mjetit, 20-vjeçari i cili  udhëtonte i vetëm në makinë, është rrokullisur bashkë me të disa herë në arat e fshtat.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spitaline Beratit, ku është nën kujdesin e mjekëve.

/NOA.al