Transmetuar më 03-08-2020, 08:43

“Piramidat i kanë ndërtuar alienët, sigurisht!” Është kjo deklarata e bërë nga biznesmeni amerikan, miliarderi Elon Musk, duke ngjallur indinjatën e autoriteteve egjiptiane.

Në mënyrë të veçantë, nuk vonoi reagimi i Rania A. Al Meshat, ministre e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“E ndjek punën e tij me shumë admirim. E presim”, shkroi ajo, duke e ftuar Musk që të vizitojë vendet arkeologjike, për tu përballur me realitetin personalisht.

Musk në një sërë mesazhesh në Twitter shkruante, “Ramsete II ishte alien”, duke kaluar tek, “Piramida e madhe është struktura më e lartë e ndërtuar ndonjëherë”, për të ndarë më tej një artikull të BBC ku shkruante, “Ky link i BBC shpjegon se si u ndërtua piramida”.

Elon Reeve Musk është një manjat biznesi, investitor, inxhinier, dhe shpikës Amerikano-Kanadez i lindur në Afrikën e Jugut.

Ai është themeluesi, CEO i SpaceX; bashkë-themeluesi, CEO, dhe arkitekti i produkteve i Tesla, bashkë-themeluesi dhe pronari i SolarCity; bashkë-pronari i OpenAI; bashkë-themeluesi i Zip2; dhe themeluesi i X.com e cila u shkri me PayPal të kompanisë Confinity. Elon Musk vlerësohet me një pasuri mbi 22 miliardë dollarë, duke u renditur një nga njerëzit më të pasur në botë. /a.y/noa.al