Transmetuar më 03-08-2020, 11:35

Një lokal i cili organizonte dasma në mënyrë të përsëritur në kushtet e pandemisë së koronavirusit, është bllokuar për gjashtë muaj dhe është gjobitur.

Policia ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, administratorin e një lokali, pasi u konstatua se organizonte ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Uniformat blu, kanë evidentuar në fshatin Verjon, Nikël, Fushë- Krujë, një lokal që organizonte ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, në mënyrë të përsëritur.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin D. Ç., shërbimet e policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore.

Policia apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. /a.y/noa.al