Transmetuar më 03-08-2020, 11:49

Një pushues ka humbur jetën paraditen e sotme, teksa ka qenë duke u larë në det.

Ngjarja është shënuar rreth orës 10:30, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë.

Pranë vendit të quajtur “Hunda e Plakut”, 68-vjeçari Skënder Dhoga, banues në Korçë, dyshohet se i ka rënë infarkt dhe si pasojë është mbytur në ujë.

68-vjeçari vuante nga diabeti dhe ishte i shoqëruar me të bijën prej disa ditësh duke bërë plazh në këtë zonë.

Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale. /a.y/noa.al