Transmetuar më 03-08-2020, 14:57
Foto ilustruese

Dy persona të akuzuar për dhunë në familje, janë vënë në prangat e policisë së Tiranës.

Nga efektivët e komisariatit Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i N. A., 57 vjeç.

I ndaluari akuzohet se ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë po nga policia e të njëjtit komisariat u bë arrestimi në flagrancë i A. H., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses. /a.y/noa.al