Transmetuar më 03-08-2020, 15:04
Foto ilustruese

Një person i dyshuar për përplasjen për vdekje me makinë të një të mituri në Tiranë, është vënë në prangat e policisë.

I dyshuari është I. Z., 26 vjeç, i cili akuzohet se ditën e djeshme, në rrugën “Pjetër Budi”, ka aksidentuar biçiklistin e mitur me iniciale A. L., 14 vjeç,

I mituri si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Aksidenti ndodhi rreth orës 17:00 të pasdites së të dielës dhe lidhur me ngjarjen hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al

Tragjike në Tiranë/ Makina përplas për vdekje të miturin me biçikletë në rrugë, shoqërohet shoferi