Transmetuar më 03-08-2020, 16:32

Vetëvarja e 52-vjeçarit Tonin Tuci në ambientet e paraburgimit të Policisë së Durrësit ka ngritur shumë dyshime te familjarët e tij.

Tonin Tuci u përcoll sot për në banesën e fundit.

Por motrat e tij, të bindura që vëllai i tyre nuk ka bërë vetëvarje me lidhësen e tutave,  apelojnë për drejtësi. Bashkëshortja e tij tregon orët e fundit me Toninin, që nga sherri me të, ndërhyrja e policisë për të shmangur acarimin e mëtejshëm të situatës në familje dhe njoftimi që mori për vdekjen e tij.

"Nga puna erdha në shtëpi. Ishte i acaruar nën efektin e alkolit dhe për të eliminuar një sherr të mundshëm në shtëpi njoftova policinë se nuk po e qetësoja dot. Kur shkova në polici, shefi që ishte në shërbim më thotë të marr urdhër mbrojtjeje, por i thashë jo se nuk dua ta hedh burrin në rrugë", u shpreh ajo për TCH.

Lidhur me ngjarjen janë pezulluar dy efektivë të paraburgimit, ndërsa po hetohet nëse qëndrojnë pretendimet e ngritura nga të afërmit e 52-vjeçarit./NOA.al