Transmetuar më 04-08-2020, 11:23

Në raportimet informative të ditëve të fundit spikati lajmi se Bashkimi Europian ka akorduar fonde për qeveritë e vendeve, për të përballuar emergjencën e pandemisë COVID-19 duke ofruar 18 mijë euro për çdo viktimë të regjistruar nga ky virus me qëllim siç raportojnë mediat, për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore.

Kjo besohet se ka nxitur qeveritë në Shqipëri dhe mbarë Europën Lindore që të raportojnë zellshëm numrin e vdekjeve ditore. Shumë thonë se ndryshe nga muajt e parë të pandemisë, një pjesë e mirë e vendeve europiane jashtë BE, po rrisin raportimet për viktimat. E gjitha kjo, për të rritur shumën që BE do të japë për të ndihmuar vendet e prekura.

Mjeku Artan Koni duke komentuar këto të dhëna në një intervistë televizive, pohon se kemi një rritje të transparencës nga qeveria shqiptare dhe ato të vendeve të tjera të rajonit, në përpjekje për të përfituar fonde.

"Pjesa lindore e Europës, përfshirë Shqipërinë dhe vendet e tjera të rajonit, kishte një tendencë për të mbajtur numrin e viktimave shumë më pak se normali, ndryshe nga BE dhe jo vetëm ne, por edhe Serbia, Maqedonia, Bullgaria, etj. Nuk jam i sigurt, por kishte zëra vdiq apo jo nga COVID-19, jo kishte sëmundje të tjera. Sa i përket numrit të viktimave nuk kemi qenë të sigurtë nëse kanë vdekur nga COVID-19 apo të tjera. Pasi mbaroi karantina, doli lajmi për një ndihmë europiane për këto vende që për çdo vdekje nga Covid BE do të financojë qeveritë, bashkë me atë shqiptare, me 18 mijë euro për çdo vdekje nga covid. Pra ishte për të ndihmuar qeveritë. Çuditërisht pas këtyre lajmeve kemi shtim të rasteve si vdekje. Ai shënimi që ishte i vështirë për vdekje nga COVID-19 tashmë bëhet më i lehtë. Duhet të kemi parasysh edhe këto detajet e vogla".

Në këtë pikë lind pyetja: A nuk janë qeveria shqiptare dhe qeveritë e vendeve të tjera në konflikt interesi me COVID-19? Në kushtet kur ofrohen fonde të konsiderueshme bazuar në numrin e viktimave, a po shërben kjo si një nxitje për të evidentuar sa më shumë vdekje të tilla?

Është e qartë se pandemia, nuk është e keqja më e madhe që ka kapluar botën, sepse sëmundje të tjera, ndjeshëm më vdekjeprurëse, janë duke marrë jetë njerëzish shumë më tepër, në Shqipëri dhe në botë. Por asnjëra prej tyre nuk ka qenë dhe nuk është "sebep" për lockdown shqiptar dhe global, edhe pse shuhen dhjetëra herë më shumë njerëz të të gjitha moshave.

Këto fakte kanë nxitur në disa vende të botës, refuzimin për ta pranuar pandeminë COVID-19 si arsye për masa shtrënguese që shkatërrojnë ekonominë dhe të ardhmen e njerëzve të cilët janë duke u futur në rreth vicioz. Për më tepër, këto fakte kanë shtuar ndjeshëm dyshimin për një konspiracion të gjerë botëror ku njerëzit e shohin veten si të keqpërdorur nga qeveritë. /noa.al/